Burri i pastrehë bëhet milioner duke ndërtuar plazhe në oborret e njerzve

01:46 | 12 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Eric, tashmë pronari i firmës së ndërtimit ‘Zydeco construction’ në fillimet e karreries së tij, ishte i pastrehë dhe jetonte nëpër rrugët e qytetit.

Pamundësia ekonomike bëri që ai ta linte shkollën në klasën e 9-të, dhe siç tregon vetë 33-vjeçari, edukimi i tij ishte tej mase i pakët, ai nuk arrinte dot të shqiptonte madje as emrin e tij.

Pavarsisht se kishte kryer 9 vite shkollë, aftësitë e tij edukuese ishin ato të një njeriu i cili ka vetëm 2 klasë.

Por, kjo nuk do të thotë asgje, dhe çdo gjë mund të ndryshojë, dhe rasti i Eric e vërteton më së miri këtë gjë.

Paçka se nuk i jepej për të mësuar, dhe se aftësitë e tij të edukimit ishin mjaft të pakta, Eric gjithmonë tregon se ka pasur një pasion të brendshëm që lidhej me ndërtimin.

33-vjeçari tregon se nëse ai shihte një copë druri, apo diçka të ngjashme, ai e dinte që mund të sajonte diçka me të.

Puna e tij e parë në moshën 17 -vjeçare ishte në një kompani vendase ndërtimi, ku fitonte mjaftueshëm para për t’u ushqyer.

Më pas ai filloi një tjetër punë në njjë kompani të re ndërtimi që u hap në qytetin e tij.

Duke qënë puntori më i vogël i kompanisë, drejtori i saj e mori atë nën mbikqyrjen e tij.Duke parë talentin dhe vullnetin e madh të Eric, vetëm 6 muaj pas fillimit të punës, ai u bë menaxheri përgjegjës i të tërë ekipit të ndërtimit.

33-vjeçari ambicioz vazhdoi karrierën e tij si ndërtues me kopmani të ndryshme, derisa më në fund me kursimet e mbledhura ai arriti të hapte kompaninë e tij.

Eric solli një risi të re, dhe mesa duket shumë të suksesshme.

 

Kompania e tij ndërton plazhe në oborret e shtëpive të njerzëve.

Ai ndërton një pishinë në dukje natyrale, e cila është e rrethuar nga të tëra anët e saj me rërë, dhe është funksionale në pastrim, mirëmbajtje dhe jetëgjatësi.

Një plazh i tillë kushton rreth 20 mijë euro, dhe ai është i përshtatur në kushtet atmosferike dhe gjeografike të vendit ku ndodhet.

Eric është tashmë një milioner mjaft i suksesshëm, i cili fiton mbi 1 milionë euro në vit nga kompania e tij.

 

Të ngjashme