Një 47-vjeçare nga Sacramento, California ka përfunduar në koma për shkak të një arsyeje të pazakontë. Menjëherë pasi ishte hasur me komplikacione, ajo është paraqitur në urgjencë, ku u ka treguar mjekëve se i ishin mpirë duart dhe fytyra, si dhe kishte vështirësi në të folur dhe në të ecur.
Simptomat u përkeqësuan edhe më shumë duke bërë që gruaja të binte në koma.
Më pas mjekët dolën në përfundimin se ajo u sëmur prej helmimit nga mërkuri, i cili ndodhej në kremin kundër rrudhave që ajo kishte blerë në Meksikë dhe që e përdorte çdo ditë prej dy vitesh. Departamenti i Shëndetit zbuloi se kremi përmbante një lloj tejet toksik mërkuri, të quajtur metilmërkur.
Niveli prej 5 mikrogramë mërkur për litër në gjak është normal, ndërsa gruaja në fjalë kishte 2630 mikrogramë për litër në trup. Në fakt, mërkuri nuk ishte pjesë e përbërësve të kremit, por i ishte shtuar nga dikush pas blerjes. Sipas autoriteteve, ekziston një rrjet tregtuesish që sjellin produkte kozmetike në të zezë dhe i shesin dorazi./aktuale/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga