Google ADS

Kelmendi: PDK-ja ma premtoi pozitën e zëvendëskryeministrit

00:11 | 12 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Ramiz Kelmendi ka thënë se i ishte premtuar pozita e zëvendëskryeministrit nga ana e PDK-së dhe kjo ishte arsyeja se pse ishte bashkuar me këtë parti.

“Anëtarësimi im në PDK nuk ka qenë për interes timin por të Kosovës. Më është premtuar pozita e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike. Koordinimi im me ministri të caktuara mund të jepte rezultatet që Kosova ka nevojë”, ka thënë Kelmendi.

Ai thotë se dikush që është i pavarur nuk ka kohë të keqe për të lëvizur në një parti.

“PDK’ja nuk është dalë shumë keq, por ka dal ashtu siç kanë dashur qytetarët. Edhe opozita është e shëndetshme e edhe nga aty mund të kontribuohet shumë. E pata një ofertë interesante dhe mendova se mund të kontribuoj në zhvillimin ekonomik”, ka thënë ai në KTV.

Kelmendi ka thënë se s’do të jetë aktiv brenda PDK’së.

“Unë nuk do të dorëzohem pasi përvoja ime është në të mirë Kosovës. Unë deshta të largohem nga politika tërësisht. Unë mbetem në PDK por s’do të jem aktiv brenda partisë, pasi asnjëherë s’kam qenë pjesë aktive e ndonjë partie”, ka thënë Kelmendi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme