Google ADS

Luftëtarët e Kosovës ofendohen në emisionin e Marina Vjollcës

23:57 | 11 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Në tentativën e tretë brenda dy sezoneve për të krijuar programe humori që do të rezultojnë sukses për publikun, në Klan nisi javën e kaluar ‘Klanifornia’.

Spektakli që derivoi si shkrirje e dy programeve që pas debaklit spektakloar mezi shtynë një sezon në transmetim u promovua me pompozitet shkaku i ndryshimeve të bëra.

E ‘qershia mbi tortë’ ishte njëri prej skeçeve debutuese të aktores Delinda Disha. Shkëlqimi i ndërtuar ndër vite në programin tjetër ku asnjë fjalë nuk lejohet të thuhet rastësisht u ‘zhvesh’ që në paraqitjen e parë me rolin skandaloz të Shotë Galicës.

Në një prej pjesëve të rolit, Delinda e cila në tentativën e saj amatoreske për të kopjuar të folurën gegërishte të kosovarëve ngjante në një serbe që tenton të flasë shqip përbuzi luftën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

‘Burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbit nuk i kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurrë këngë dhe lavde’ – u shpreh ajo, mbase e pavetëdijshme për atë që kishte memorizuar përmëndësh.

Fjalia ‘Shumë zhurmë për asgjë’ ngjason në kompliment për këtë prodhim televiziv i cili nëse nuk këndellët pas debutimit të turpshëm e skandaloz meriton as më pak e as më shumë se bojkot në vazhdim./observer/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme