Turqia ka regjistruar fitore me rezultat minimal 1 me 0 mbrëmjen e sotme (e premte) kundër Shqipërisë.
Kuqezinjtë u mposhtën në sekondat e fundit pas një gabimi në mbrojtje duke shuar gjithashtu edhe shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Anësori Cenk Tosun realizoi golin e vendimtar në minutën e parë të kohës shtesë si pasojë e një mos komunikimi të mirë mes Thomas Strakoshës dhe linjës në mbrojtje të kombëtares shqiptare.
Lojtari me notën më të lartë të ndeshjes është vlerësuar portieri i Turqisë, Mert Gunok (7.9), i cili shpëtoi nikoqirët në disa raste.
Te skuadra jonë me notën më të mirë është vlerësuar Frederic Veseli (7.0).
Nota më e dobët është 6.2 dhe dyshja – Keide Bare dhe Sokol Cikalleshi janë vlerësuar kështu./arbresh.info/
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?