Holanda ndërpreu çdo eksport të armatimeve drejt Ankarasë pas fillimit të një ofensive ushtarake turke kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, deklaroi sot Ministria holandeze e Punëve të Jashtme.
“Holanda ka vendosur tashmë të ndërpresë çdo kërkesë për licensat e eksportit të pajisjeve ushtarake drejt Turqisë në pritje të zhvillimit të situatës”, theksoi ministria.
“Ne u bëjmë thirrje anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi zëvendëskryeministri, Hugo de Jonge, i cili foli në një konferencë shtypi në Hagë në përfundim të këshillit të përjavshëm të ministrave, në mungesë të kryeministrit, Mark Rutte.
Turqia nisi të mërkurën një ofensivë kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, aleate e perëndimorëve në luftën antixhihadiste duke ngjallur kritika ndërkombëtare./lajm/
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...