Japonia është përgatitur për arritjen e tajfunit Hagibis, që kërcënon të shkatërrojë Tokion me shirat më të mëdha në 60 vjet.
Vetëm një muaj kanë kaluar që nga stuhia e fortë që përfshiu zonën rreth kryeqytetit, duke penguar transportin dhe shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike, transmeton portali arbresh.info.
“Ekziston një mundësi në rritje që tajfuni shumë i fuqishëm të arrijë që nesër tek rajoni i Tokait ose rajoni Kanto”, tha Yasushi Kajihara, i cili drejton divizionin e parashikimit në Agjencinë Meteorologjike, duke iu referuar Japonisë qendrore dhe lindore.
Hagibis pritet të sjellë erëra “të egra”, valë të larta dhe rekord të reshjeve në zona të gjera nga verilindja në Japoninë perëndimore, tha Kajihara në një konferencë për shtyp.
Kajihara shtoi se Hagibis është i krahasueshëm me tajfunin e vitit 1958 që goditi Japoninë lindore dhe qendrore, duke vrarë më shumë se 1.200 njerëz.
Ai paralajmëroi për rrëshqitje dheu, përmbytje, lumenj të fryrë dhe përhapje të stuhisë, duke u bërë thirrje banorëve që të evakuohen herët dhe të mbrojnë jetën e tyre./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?