Ahmeti: Nuk kam pritur që dal mirë në Prishtinë, por as që dal kaq keq

21:30 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i PSD’së dhe i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për rezultatin e tij dhe të partisë së tij në Prishtinë, në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nuk kam besuar që dal mirë në Prishtinë, por as nuk kam besuar që dal kaq keq”, është shprehur Ahmeti.

PSD’ja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, së bashku me AAK’në kanë marrë vetëm 7 mijë vota në kryeqytet. Ky koalicion ka dalë i katërti në Prishtinë, pas Vetëvendosjes që doli e para, LDK’së e dyta dhe PDK’së që doli e treta.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se nuk e ka shqyrtuar dorëheqjen sepse zgjedhjet lokale nuk lidhen me zgjedhjet qëndrore.

“Nuk kam shqyrtuar dorëheqjen sepse nuk i përzijmë zgjedhjet qendrore me ato lokale. Edhe pse nuk është se nuk na shkon mendja, megjithatë këto dy palë zgjedhje dallojnë”, shtoi Ahmeti në t7.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme