Kryeministri Edi Rama vijon prej ditësh të njëjtën propagandë se në rast dështimi të çeljes së negociatave shkak janë zhvillimet e brendshme të vendeve anëtare. Në një postim në Tëitter, Rama thotë se debatet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do t’i kuptonte as Kafka me Kadarenë.
“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkurron edhe fantazinë e tyre të pakonkurrueshme…” – shkruan Rama./lapsi.al/