Kurti për AA: Arkivat e Stambollit të nevojshme për çmontimin e mitit të Serbisë

20:23 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, njëherësh dhe kryetar i partisë, Albin Kurti, ka deklaruar se procesin e dialogut Prishtinë-Beograd do ta fillojë së pari nga integrimi i qytetarëve serbë të Kosovës, ndërsa më pas do të rishikojë 33 marrëveshjet e nënshkruara që nga fillimi i dialogut dhe do të formojë ekipin negociues, përfshirë edhe opozitën.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Kurti grumbulloi 25,49 për qind të votave ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) siguroi 24,83 për qind të votave. Këto dy parti politike pritet që të formojnë qeverinë e re të vendit, të kryesuar nga Kurti.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Kurti flet për bisedimet për formimin e qeverisë, marrëdhëniet me fqinjët, procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, si dhe për marrëdhëniet me Turqinë dhe ndikimin e arkivave të këtij vendi në zbardhjen e historisë së Kosovës.

Sa i përket qeverisë së re dhe ndarjes së pushtetit me LDK-në, Kurti thekson se ende nuk është vendosur cili subjekt sa ministri do të udhëheq, por shton se do të reduktojnë numrin e ministrive, pasi sipas tij, numri i tanishëm i tyre është i panevojshëm.

“U dakorduam që t’i zvogëlojmë ministritë nga 21 sa kanë qenë në keqqeverisjen e kaluar, t’i sjellim diku në 12. Por, edhe të mos jenë më shumë se një e treta e zëvendësministrave nga keqqeverisja e kaluar dy vjeçare, të mos jenë rreth 80 prej tyre, por një e treta e asaj çfarë kishim. Gjithashtu u dakorduam që 30 për qind edhe të ministrave dhe të zëvendësministrave të jenë gra në kuadër të përpjekjeve tona për barazi gjinore”, tha Kurti, duke komentuar takimin e djeshëm me LDK-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme