Banorët flasin për ngjarjen që la një të vrarë dhe një të plagosur

19:47 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Banorët e qytetit të Kavajës i bezdis prania e shumë kamerave këto ditë, që qyteti është ende i tronditur nga konflikti me armë, që përfundoi me 1 të vrarë dhe një efektiv policie të plagosur dhe të arrestuar njëkohësisht.

Në hyrje të pallatit ende ka njolla gjaku, që megjithëse Marsida Qatja po mundohet t’i fshijë, dallohen ende.

Disa banorë na treguan se situata u është shndërruar në ankth. Nuk i lëmë dot fëmijët të dalin jashtë pallatit, se ka gjurmë gjaku gjithandej, thotë një zonjë, që nuk do të flasë në mikrofon.

Asgjë nuk ka ndodhur, thotë një banor i pallatit ku ndodhi ngjarja. Ne e njohim për vajzë të mirë, Marsidën. U shokuam, thotë një zonjë.

Nuk kemi dëgjuar gjë për vajzën ndonjëherë. Na vjen keq që ngjarje të tilla ndodhin në qytetin tonë, thotë një zotëri./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme