Sherr me kryetarin e PS-së në Durrës, shkarkohet nga detyra sekretari i Këshillit Bashkiak

19:37 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Armand Tragaj nuk do të jetë më sekretar i Këshillit Bashkiak të Durrësit. Ai u shkarkua nga detyra këtë të premte.

Tragaj u përfshi disa ditë më parë në një konflikt me kryetarin aktual të Partisë Socialiste në Durrës, Luan Zaza.

ABC Neës raportoi se ngjarja ndodhi pasi u propozua shkarkimi i tij. Të dy burrat, Luan Zaza dhe Armant Tragaj janë përplasur fizikisht në ambientet e një lokali pranë bashkisë së qytetit.

Tragaj ishte emëruar në këtë pozicion që prej 2016-s nën siglën e LSI-së./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme