Partia Demokratike e Kosovës sot ka shënuar 20 vjetorin e themelimit të saj, me ç’rast ka organizuar edhe një koktej rasti.
Në fjalën e tij para të strukturave të PDK-së, kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, tha se do të jenë një opozitë e vërtetë kundër një kaste që e sheh vetën mbi interesat e vendit.
Ai tha se si opozitë do të jenë veprues dhe të zëshëm dhe nuk do të lejojnë të dëmtohet stabiliteti i Kosovës, raporton arbresh.info.
“Ne tani jemi opozitë do të jemi një opozitë e vërtetë kundër një kaste që vetëm e sheh mbi interesin e Kosovës dhe mbi qytetarët tanë, do të jemi opozitë në shërbim të Kosovës dhe do të jemi veprues dhe të zëshëm, nuk do të lejojmë të dëmtohet stabiliteti i Kosovës, nuk do të lejojmë cenimin e mirëqenies dhe të drejtat e secilës kategori, dëmtimin e Kosovës në arenën ndërkombëtarë dhe do ti mbrojmë i orientimet strategjike me SHBA-të dhe BE-në”, tha Veseli.
Ai tutje tha se nuk do të ketë cenim të territorit.
“Për Kosovën, s’ka veri dhe jug, s’ka asociacion me kompetenca ekzekutive dhe s’ka cenim të territorit”, tha ai.
Veseli poashtu tha se PDK është këtu dhe do të jetë këtu si adresa e Kosovës për liri shtet, zhvillim dhe integrim.
“Do të jemi opozitë që do ta duan qytetarët si adresën politike më të duhur për ti ruajtur interesat e tyre dhe të shtetit tonë”, u shpreh Veseli./arbresh.info
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...