Sqarohet Mustafa: LDK do të vazhdojë takimet në nivel ekspertësh me VV

17:05 | 11 Tetor 2019
A Z

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me deputetin CDU-së Volkmar Klein, ka thënë se kanë biseduar së bashku për ecuritë aktuale në Kosovë, sidomos për procesin e zgjedhjeve.

E i pyetur nga mediat rreth takimit më kryesin dhe qëndrimin e tyre karshi takimeve më VV-në, Mustafa është shprehur se takimet nuk do të përfundojnë me VV-në vetëm se këto takime do të mbahen për harmonizim të programeve nga ekspertët e LDK-së, raporton arbresh.info.

” Vetëm jemi marrë vesh që marrëveshja përfundimtare në tavolinë do të vije pas certifikimit të zgjedhjeve. Deri atëherë ne do të diskutojmë për disa pika. Lidhur me partinë e parë ekzistojnë rregullat e KQZ-së. Ajo parti që del e para do të ketë mandatin për Kryeministër. Mas lehti kish me qenë më pas ne Vjosën kryeministre. Çdo votë e sovranit na e lehtëson edhe neve”.

Sot gjatë ditës një deklaratë kundërthënëse për takimet ka pasur nënkryetari i parë i LDK-së Agim Veliu, por për këtë deklaratë nuk ka informacion kandidatja për kryeministre nga LDK , Vjosa Osmani.

E pyetur nga gazetarët, Osmani ka thënë se disponimi në kryesi ka qenë i mirë.

“Disponimi në kryesi ka qenë shume i mirë dhe nuk ka pas ndonjë vendim për me ngu diskutimin me VV por ne kemi vendos që diskutimi më VV të vazhdoj nga ekspertet tanë. Sot në kryesi është vendos ajo çka kemi diskutua me Kurtin dje. Kjo është thjesht në respekt të atyre 40 mijë votuesve që kanë mbetë pa u numëruar. Diskutimet me VV tash do të bëhen vetëm për programin. Disponimin e kemi shumë të mirë brenda kryesisë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme