Pasi shumë individë dhe organizata dënuan ashpër vendimin e Komitetit për Letërsi të Akademisë suedeze të shkencave që Çmimi Nobel t’i ndahet shkrimtarit kontrovers austriak Peter Handke, nga Fondacioni Nobel thanë se Çmimi Nobel nuk mund të merret, raporton Anadolu Agency (AA).
“Çmimi Nobel nuk mund të merret. Në statutet e Fondacionit Nobel nuk përmendet një mundësi e tillë. Asnjë nga këshilli për ndarjen e çmimit në Stokholm ose Oslo asnjëherë nuk ka menduar për tërheqjen e çmimit pasi është ka ndarë”, tha për AA, Mikael Östlund, përfaqësues për media në Fondacionin Nobel, në pyetjen nëse Handke-s mund t’i merret çmimi.
Fondacioni Nobel ndryshe administron financat dhe administrimin e lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel.
Fituesi i këtij viti i Çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtari austriak Peter Handke, nuk është i njohur vetëm për arritjet e tij letrare, por është i njohur edhe për pikëpamjet e tij kontroverse për ato që kanë ndodhur në këto hapësira, gjegjësisht ai ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe ka kërkuar mbrojtjen e Sllobodan Milloseviçit, ish-presidentin e Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë dhe i akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.
Handke u kritikua në media në fillim të vitit 1996 pas publikimit të pjesës së diskutueshme “Një Udhëtim Dimëror në lumenjtë Danub, Sava, Morava dhe Drin ose drejtësia për Serbinë”. Siç transmetuan mediat, Handke pohon se në këtë vepër përdor një zgjedhje më të sofistikuar të fjalëve për të përfaqësuar ngjarje sesa që bënte përgjithësisht në media.
“The Guardian”-i britanik në prill të vitit 1999 botoi artikullin “Stand up if you support the Serbs” (Ngrituni nëse mbështesni serbët), në të cilën shkruan për qëndrimet e Handke-s për ndodhitë në ish-Jugosllavi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Në mars të vitit 2004, ai së bashku me shkrimtarin kanadez Robert Dickson nënshkruan një apel duke kërkuar mbrojtjen e Millosheviçit ndërsa në të njëjtin vit vizitoi ish-presidentin serb në burgun e Hagës.
Shkrimtari austriak dje u shpall fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 për shkak të, siç theksohet në sqarimin e Akademisë suedeze, “inovacioneve gjuhësore përmes fjalës së shkruar, duke përshkruar margjinalizimin njerëzor dhe veçantinë e jetës”.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...