Google ADS

U lënduan dy nxënëse, drejtori i shkollës thotë se nuk ishte faji i skelave

16:38 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Në Bardh të Fushë Kosovës dje në SHFMU “Zejnel Salihu”, si pasojë e një dritareje të vjetërsuar u lënduan dy nxënëse të klasës së shtatë.

Në media u përfol se fajtore ishte shembja e një pjese të skelave për renovim të objektit të shkollës, por ky aksident është mohuar nga drejtori i kësaj shkolle Ejup Beznica.

Ai për arbresh.info ka thënë së dje nuk ka pasur skele të vendosura në shkollë, por janë vendosur sot.

LEXO EDHE: Në Bardh të Fushë Kosovës janë lënduar disa nxënës, por rasti është tentuar të fshihet

“Dje nuk ka pasur skele të vendosura në shkollë, por janë vendosur sot, por rasti ka ndodhur në orën e pestë të mësimit, kryesisht në klasën e shtatë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduara dy nxënëse, ato kanë marrë trajtim mjekësor, dhe janë në shtëpitë e tyre”, ka thënë drejtori i kësaj shkolle.

Poashtu, një punëtor që ishte sot prezent duke e rinovuar shkollën për arbresh.info, ka deklaruar, se sot janë vendosur skelet, e nuk është faji i tyre.

“Sot ne i kemi vendosur skelet për renovim të kësaj shkolle, dhe rasti i dy nxënësve ka ndodhur dje për shkak të dritareve të vjetërsuar”, ka thënë punëtori Sabri Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme