Për qëndrimet e Francës lidhur me datën për fillimin e negociatave me BE-në, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se respekton mendimin individual të çdo vendi dhe se debati është i hapur në funksion të qasjeve të ardhshme metodologjike në procesin negtocieues, por nuk pret që kjo të jetë pengesë për marrjen e datës për bisedimet.
“Franca është mik i madh i RMV-së. Informacionet na thonë se kërkohet metodologji e cila do të përshpejtojë bisedimet, por mund të kthej prapa kur shtetet nuk kanë sukses. Kjo është fer pozicion për shkak se ne nuk dëshirojmë vetëm të negociojmë, të hapim dhe të mbyllim kapituj, por të transformohemi për të mirë dhe të bëhemi të njëjtë në të gjithë aspektet e mundshme, vend dhe popull me Evropën dhe popujt evropian”.“Besoj se nën nevojën e Francës dhe vendeve tjera të inkorporohet metodologji e tillë, megjithatë të mos jetë pengesë për sjelljen e vendimit për fillim të bisedimeve me BE. Nuk ka shtet i cili është anëtar i BE-së ose bisedon me BE e cila ka bërë më shumë se RMV që të merr vendimin e merituar për të filluar bisedimet”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se megjithatë nuk do të dëshiron të përshpejtojmë me konkluzione.
Ndryshe, pritet që më 15 tetor Bashkimi Evropian të merr vendim nëse do të jep datë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...