Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin se sot, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit D.SH., i cili gjendet në ndalim që nga data 10 Tetor 2019.
Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 04.06.2019, në Kaçanik, përkatësisht në shtëpinë e tij, i pandehuri D.SH., e ka keqpërdorur seksualisht, të dëmtuarën- e mitur, XH.D., e moshës nën 16 vjet, me ç’rast do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...