Ish-pronari i Milanit, Yonghong Li nën hetime nga autoritetet kineze

14:36 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Ish-pronari i Milanit, Yonghong Li po hetohet nga autoritetet kineze për dhënien e informacionit të rremë në lidhje me situatën e tij financiare sa ishte pronar i kuqezinjve.

Li bleu Milanin në verën e vitit 2017 nga Silvio Berlusconi, por u rrëzua nga klubi vetëm një vit më vonë pasi ai dështoi të paguajë një hua prej 303 milionë eurosh, me të cilin ai financoi marrjen e ekipit.

Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve ANSA janë bërë kontakte midis prokurorëve në Milano dhe autoriteteve gjyqësore në Kinë.

Agjencia e lajmeve shton se ai akuzohet për dhënien e informacionit të rremë dhe fshehjes së situatës së tij të vërtetë financiare, ndërsa ishte pronar i kuqezinjve.

Pretendohet gjithashtu se hetimi filloi rreth një vit më parë, kur Guardia di Finanza u njoftua për tre transaksione të dyshimta që përfshinin kinezin Li.

Përkundër kësaj, ai gjithmonë ka pohuar se financat e tij janë në një gjendje të shëndetshme. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme