Zjarrvënës të paidentifikuar shënjestruan një makinë që i përkiste Ambasadës së Turqisë në Berlin në orët e hershme të së premtes, njoftojnë zyrtarët, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fillim të kësaj jave, mbështetësit e grupit terrorist PKK/YPG kanë kërcënuar se do të mbajnë protesta radikale dhe sulme të dhunshme kundër operacionit të Turqisë në vijim e sipër “Burimi i Paqes” në Sirinë veriore.
Makina me targa diplomatike, e cila ishte parkuar në një rrugë qendrore të Berlinit, u dogj tërësisht nga zjarri, tha një burim diplomatik për AA.
Ambasada e Turqisë në Berlin i ka bërë thirrje autoriteteve gjermane të rrisin masat e sigurisë, të kryejnë hetime të plota rreth incidentit të fundit dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë.
Të mërkurën Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste, si dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...