LDK-ja mbledhë kryesinë në lidhje me marrëveshjen për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen

13:09 | 11 Tetor 2019
arbresh.info

Para se të takohen dy grupet punues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës  për të harmonizuar pikat e përbashkëta, kjo e fundit ka mbledhur kryesinë.

Në zyre të LDK-së tashmë kanë ardhur kryetari i saj Isa Mustafa e Vjosa Osmani.

Pas tij janë parë duke hyrë në zyre edhe dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Ky takim po mbahet pas takimit të djeshëm të Mustafës e Osmanit me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ndryshe ditëve në vazhdim dy partitë pritet të nënshkruajnë edhe marrëveshjen për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme