Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetre (103) aktakuza kundër njëqindenjëmbëdhjetë (111) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një veture, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Fajde”. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një veture, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së