Zbardhet dinamika e vrasjes dje në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos me një plumb në qafë shefi i sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit Bledar Toçi si pasojë e shkëmbimit të zjarrit.
Dritan Haxholli tentoi të futet nga kangjellat, por në këtë moment Marsida Qatja e ka marrë në telefon duke i thënë hajde se po të hapim derën. Në momentin që është futur brenda Hoxholli është konfliktuar brenda në banesë me Bledar Tocin dhe e ka qëlluar vetëm me një plumb, që e kapi në qafë, pasi i është bllokuar kallashnikovi. Pikërisht në atë moment ka tentuar të dalë prej andej, por Toci ka zbrazur të gjithë krehrin me plumba, 16 nga 17 fishekë që mbanë, duke e lënë të vdekur në vend.
Toci u transportua në spital me makinën e tij ndërsa tre të tjerët që ndodheshin në banesë janë larguar prej aty. Dera kryesore ka qenë e mbyllur dhe kur ka shkuar policia ka hyrë nga dritarja. Njoftimin për ngjarjen blutë e Kavajës e kanë marrë nga vetë Marsida Qatja dhe banorët e zonës. Sipas burimeve, edhe një ditë para se të ndodhte ngjarja, Haxholli ka shkuar ka takuar Marsidën dhe aty kanë pasur konflikt. Ndërkohë që Toci u tentua të merret në pyetje pasditen e djeshme, por për shkak të gjendjes së renduar, pasi ka marre plumbin tejshpues në qafë, nuk ka mundur të dëshmojë, ku është ndaluar edhe nga mjekët deri në gjendjen e tij më stabël, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Për këtë ngjarje momentalisht janë të arrestuar dy vëllezërit Toçi, ku Bledari akuzohet për vrasjen e Haxhollit ndërsa vëllai tjetër Benardi, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Nga dinamika e këtij krimi por edhe nga analiza që policia dhe prokuroria e Kavajës i ka bërë provave të administruara në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se efektivi i policisë së burgjeve në burgun e Durrësit, ka marë vetëm një plumb në qafë, dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikun për jetën në spitalin rajonal të Durrësit.
Ndërkohë vetëm Bledar Toçi, ka qëlluar më armën e shërbimit, një pistoletë tip “Glock” plot 16 herë në drejtim të Dritan Haxhollit. Gëzhojat e qitura nga pistoleta që ka përdorur Toçi, janë gjetur të shpërndara diamtrikisht në vende të ndryshme të shtëpisë së Marsida Qatjas në Kavajë. I pari që mund të ketë qëlluar besohet të ketë qenë viktima Dritan Haxholli, ndërsa me pas është kundërpërgjigjur shpejt dhe rrufeshëm efektivi i policisë së burgjeve Bledar Toçi, i cili që nga të shtënat e para ka paralizuar veprimet e Haxhollit që mbante një automatik me karikator të mbushur me 28 fishekë.
Njeriu që u kthye në shkakun e ngjarjes së rëndë në Kavajë me një viktimë, Marsida Qatja gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar në polici se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me Dritan Haxhollin. Lidhja ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndarjes, ka deklaruar 30-vjeçarja, muajin e fundit Dritan Haxholli, ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
Marsida Qatja e ka refuzuar, por 41-vjeçari e ka shqetësuar përsëri, duke bërë që 30-vjeçarja t’i ankohet Bledar Toçit më 9 tetor 2019. Ky i fundit i cili i ka deklaruar asaj se “këtë problem do ta zgjidhte ai me Dritanin”. Në mbrëmjen e datës 9 tetor 2019 Bledar Toçi ka shkuar në banesën e Marsidës dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të Xhuljo Biturku, fqinj dhe shokë me Marsida Qatja si dhe Ermir Çela, shok i saj. Rreth orës 23: 30 tek banesa e Marsida Qatja ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së e cila ndodhet në katin e parë të pallatit.
E ndodhur nën presionin e ish-të dashurit të saj, Marsida Qatja ka komunikuar me Haxhollin, duke i thënë që të vinte brenda për tu sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së saj dhe në këto momente është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej Bledar Toçi. Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të tij duke plagosur atë ku në këto momente Bledar Toçi ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me Dritan Haxhollin i cili ka mbetur i vdekur në vend.
E gjithë përplasja ka ndodhur brenda ambienteve të shtëpisë 67 metra katror dhe në prezencë të fëmijës 2 vjeçar të Marsida Qatjas, që fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ndodhej në gjumë në katin e dytë të apartamentit duplex. Në vendngjarje ka pasur 16 gëzhoja ndërsa janë sekuestruar dhe automatiku me 28 fishekë në karikator dhe pistoleta.
Ndërkohë kanë vazhduar veprimet e tjera hetimore ku është bërë kontrolli banesës së Bledar Toçi në lagjen 2 në Kavajë ku në banesën e tij ju gjetën vëllait të tij Benard Toci një sasi kokaine e ndarë në 7 doza me sasi afërsisht 4 gramë. Policia ka ngritur dyshime se lënda narkotike shpërndahej në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit dhe në clubet e Kavajës.
Provat e sekuestruara
Një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë.
16 gëzhoja të kalibrit 9 mm
Copa të ndryshme metalike dhe predha.
Një armë zjarri e tipit Glock
Një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm
7 doza me kokainë/report
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...