Google ADS

E shpifur: E bën nevojën në varreza (Foto)

14:30 | 7 Tetor 2015
Arbresh.info

Një person është zënë duke e bërë nevojën në varrezat të cilat në mënyrë ironike ndodhen në Butts Road.

Ai u zu nga një tinejxhere e cila me të parë burrin gjysmë të zhveshur kishte vendosur ta fotografojë. Burri siç raportohet e kishte fyer 15-vjeçaren, Millie Ings, kur ajo e zuri në këtë pozitë në Southampton Hampshire.

Millie e cila po vizitonte varrin e njërit prej të afërmve të saj u zemërua shumë kur e pa burrin, sidomos kur një banjë publike ndodhet vetëm dy minuta larg.

“T’i kryesh nevojat në një vend ku janë varrosur njerëzit është e shpifur. U tmerrova kur e mendova që dikush mund të bëjë një gjë të tillë. Ai mund të ketë probleme por kjo s’do të thotë asgjë.” – u shpreh adoleshentja.

Defekimi ne publik duket që është fenomen në rritje, duke qenë se më herët gjatë javës u shfaqën fotografitë e një turisteje kineze që bënte po të njejtën gjë./arbresh.info

poo-burberry-301116 poo-cemetery-301114

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme