Dëshironi të dobësoheni? Njihuni me ushqimet që ulin ndjenjën e urisë

01:54 | 11 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Dëshira për t’u dobësuar dhe për të qenë në formë është një nga fiksimet e kohëve të sotme. Për të realizuar objektivin, është e nevojshme të braktisim zakonet e vjetra të jetës sedentare, duke bërë aktivitete fizike, e sidomos duke ndryshuar raportin me ushqimet dhe urinë.

Për të reduktuar ndjenjën e urisë është e nevojshme të ndiqet një ushqyerje korrekte dhe e ekuilibruar. Më poshtë po ju paraqesim ushqimet që zbusin ndjenjën e urisë e të cilat duhet domosdoshmërisht t’i dini për të marrë rezultatet që ëndërroni dhe sigurisht të humbni peshë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është konsideruar i dobishëm për të larguar dëshirën e ngutshme për të ngrënë më shumë, edhe pse mund të ketë kaluar shumë pak kohë nga vakti i fundit. Sipas ekspertëve, katekina, e cila ndodhet në çajin jeshil, pengon transportimin e glukozës në qelizat yndyrore dhe në këtë mënyrë ngadalësohet edhe rritja e nivelit të sheqerit në gjak.

Molla

Mollët e çdo lloji kanë vetinë të zvogëlojnë ndjenjën e urisë për disa arsye shumë specifike. Në radhë të parë, ato janë të pasura me fibra të tretshme dhe pektin, e cila ndihmon për të rritur ndjenjën e ngopjes. Së dyti, mollët rregullojnë nivelin e glukozës së gjakut dhe rrisin energjinë tonë. Së fundi, ngrënia e një molle kërkon një kohë të gjatë për ta përtypur, gjë që e ndihmon trupin për t’i dhënë më shumë kohë atij për të kuptuar se si të mos jetë më i uritur.

Bajamet

Ngrënia e bajameve mund të konsiderohet si një bazë e mirë antioksidantësh magnezi dhe vitamine E. Bajamet mund të konsiderohen si një snack apo si një meze e lehtë e shëndetshme kundër urisë.

Xhenxhefili

Prej shekujsh, xhenxhefili është konsideruar si një ushqim i spikatur me veti tretëse. Xhenxhefili mund të përdoret në përgatitjen e pjatave të ndryshme në formën e erzës, por edhe në formën e tij të freskët.

Avokado

Avokado është i pasur me fibra dhe yndyrë të ngopur e konsideruar e shëndetshme për zemrën. Ai është në gjendje të ulë ndjenjën e urisë nëse konsumohet me masë. Në fakt, vetëm yndyrat e dobishme të përfshira në të, janë në gjendje të kontribuojnë në dërgimin e sinjaleve në tru, të cilat i bëjnë të njohur atij se stomaku ynë është plot dhe nuk ka më nevojë për ushqime të tjera.

Kanella

Kanella është konsideruar si një nga erëzat më të rëndësishme të kontrollit të oreksit. Veprimi i saj lidhet në mënyrë të veçantë me rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Spinaqi

Një ushqim tjetër që ul ndjenjën e urisë është spinaqi dhe në përgjithësi të gjitha perimet me gjethe jeshile. Ato janë të pasura me shumë kalori, e që pikërisht për shkak të kësaj karakteristike na ndihmojnë të ndiheni të ngopur për orë të tëra. Ata janë të gjitha të pasura me fibra dhe mund të hahen të papërpunuara, të ziera, ose të fërguara lehtë në një tigan me vaj ulliri ekstra të virgjër./lexo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme