Konjufca: Na ka ardhur puna që bashkimi kombëtar mund të bëhet vetëm deri te ura e Ibrit

01:21 | 11 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Vetëvendosje nuk do të pranojë bashkimin me Shqipërinë nëse Kosova nuk është me territor të plotë.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet rrëzuar logjika “Për të arritur diçka, duhet rrudhur territorialisht”.

Ai ka thënë se sot ka ardhur puna që bashkimi me Shqipërinë mund të ndodhë vetëm nga ura e Ibrit e teposhtë, përcjell Telegrafi.

“Pra, parakusht i bashkimit kombëtar është copëtimi i Kosovës. Këtu na ka ardhur puna. Lëvizja Vetëvendosje e refuzon këtë diskurs sepse është i dëmshëm”.

Ai ka thënë se qëllimi i Vetëvendosjes është që të funksionalizohet Kosova në kufijtë aktual.

“Edhe LDK-ja më duket se është në këtë linjë”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

Të ngjashme