Është e vështirë të përcaktosh stilin e veshjes së Victoria Beckham, ndoshta sepse gruaja kameleon që prej vitesh udhëheq industrinë e modës së veshjeve intime, ka ditur që gjatë të 45 viteve të saj të guxojë dhe t’i provojë të gjitha. Ish-Posh Spice është kthyer në një muzë frymëzimi për mijëra femra në të gjithë botën, të cilat ndjekin dhe presin me kërshëri risinë e radhës.
Por përveçse është një ikonë stili, mamaja e katër fëmijëve pëlqehet shumë edhe për kujdesin që tregon ndaj vetes dhe lëkurës së saj. Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe duket përherë e më e re dhe sigurisht që meritë për këtë nuk kanë vetëm gjenet e mira, por edhe trajtimet e ndryshme.
Megjithatë Victoria-n nuk e tremb plakja, pasi ajo ka relizuar gjithçka që ka dashur: ka një familje dhe karrierë të suksesshme, miq dhe familjarë të shumtë që e duan. Ish-solistja e ”Spice girls” ka deklaruar në një intervistë të dhënë se fundmi për “This Morning”, se thjesht po përpiqet të duket mirë për moshën që ka.
“Nuk po përpiqem aspak të dukem më e re. Unë thjesht dua të dukem mirë për moshën që kam. Dua të tregoj versionin më të mirë të vetes. Dua të kujdesem për atë që kam. Mua më pëlqen ndjesia e plakjes. Nuk e kam problem, sepse duhet të ndodhë. Të gjithë plaken një ditë”, -është shprehur stilistja, e cila mbushi 45 vjeçe në prill./living/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...