Menaxherët dinë të dëgjojnë, ata arrijnë të motivojnë dhe stimulojnë kreativitetin e anëtarëve të ekipit të tyre të punës.
Kështu ka dalë nga një studim i Hebrew University në Jerusalem dhe King’s College London, botuar në revistën “Psychology of Aesthetics, Creativity and the Arts”. Studimi ka analizuar 700 pjesëmarrës për të demonstruar me sondazh dhe eksperimente laboratorike që punonjësit që ndjenin se janë të dëgjuar nga shefi, ishin më të prirur për t’u ndjerë kreativë dhe më të aftë në detyrën e tyre dhe më profesionalë në kryerjen e detyrës.
Këto efekte pozitive nuk evidentoheshin në rastin kur menaxherët nuk ishin të prirur të dëgjonin. Ndryshe nga disa studime të mëparshme, kur kreativiteti i punonjësve rritje duke dëgjuar të tjerët dhe absorbonte idetë e tyre, në këtë studim tregohet e kundërta, më saktësisht roli i menaxherit dhe ndryshimit që vjen nga ballafaqimi “face to face”.
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë