Google ADS

Lodhja nga lufta, opinioni rus ngrit shqetësimet për praninë në Siri

23:24 | 10 Tetor 2019
Arbresh.info

Ashtu si në SHBA edhe opinioni publik rus poashtu ka filluar të rrisë shqetësimet nga lodhja e konflikteve në vazhdim dhe përfshirjen e zgjatur të forcave të tyre të armatosura jashtë vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rusia filloi operacionet e saj në Siri më 30 shtator të vitit 2015.

Sipas një studimi të bërë kohët e fundit nga Qendra Levada, një OJQ ruse që merret me anketa, rreth 48 për qind e të anketuarve thanë se nuk ndjekin lajmet rreth Sirisë dhe nuk kanë ide të qarta me zhvillimet atje.

Ndërsa pjesa tjetër prej 39 për qind thanë se ata nuk dinë asgjë për zhvillimet në Siri. Këto shifra bëjnë të kuptohet se me kalimin e viteve opinioni publik jo vetëm që fillon e bëhet indiferent, por gjithashtu shtohen pyetjet lidhur me shpenzimet e burimeve për të mbrojtur një vend të huaj. Gjithashtu ekzistojnë pyetje, nëse Rusia u shërben interesave të saj ndërsa lufton në territoret e largëta si Siria.

Prandaj, disa herë mediat ruse dhe ekspertët strategjik të vendit kanë dalë jashtë mase duke potencuar përfitimet e mëdha që Rusia nxorri gjatë përfshirjes së saj në konflikte.

Kryeredaktori i revistës së Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë, Igor Korotchenko tha se për shkak të blerjes së bazës ajrore Hmeimim dhe portin e marinës detare Tartus në Siri, forcat ruse kanë shtuar aftësi të reja në makinerinë e saj luftarake. Për më tepër, ajo i mundësoi Rusisë të zgjerojë shtrirjen e saj gjerë e gjatë për të monitoruar ujërat e Detit Mesdhe, Evropën Jugore, Afrikën e Veriut dhe gjithë Lindjen e Mesme. Hmeimim dhe Tartus janë bazat kryesore të forcave ruse në rajon.

Në një intervistë për gazetën ruse “Kultura”, Korotchenko tha se Rusia pret nga Irani dhe Turqia të ndihmojnë në rivendosjen e integritetit territorial të Sirisë.

“Ne presim që Turqia të përmbushë angazhimet për të ndihmuar në çarmatosjen e militantëve të mbetur në provincën Idlib”, tha ai, duke pretenduar se sulmet e fundit mbi bazën ajrore ruse Hmeimum u kryen nga elementë nga zonat e kontrolluara nga Turqia. Prandaj, është në interes të Rusisë dhe Turqisë të përmbushin detyrimet për hir të kthimit të paqes në Siri.

Sipas të dhënave të lëshuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes, Forcat ajrore ruse kanë kryer mbi 40 mijë operacione, prej të cilave mbi 20 mijë operacione gjatë natës. Me 70-80 operacione në ditë, numri maksimal i operacionve 134 sosh, u ndërmor më 20 nëntor 2015 duke bombarduar 122 mijë pozicione të militantëve dhe duke shkaktuar humbje të 87 mijë luftëtarëve.

Rusia po i tregon opinionit të saj të lodhur nga lufta se Forcat e saj të Operacioneve Speciale (SOF) ishin përfituesi më i madh i konfliktit. SOF posaçërisht u krijua për të filluar operacion sabotazhi dhe antiterrorizmi në tokat e huaja. Duket se i gjithë stafi i SOF dhe Njësitë Ushtarake për Qëllime të Veçanta të cilat veprojnë nën Inteligjencën Ushtarake u vendosën në Siri për t’u mundësuar atyre të fitonin përvojë të vërtetë praktike.

Sipas Ruslan Pukhov, një analist në Qendrën e Analizave Strategjike dhe Taktike të Ministrisë së Mbrojtjes, angazhimi i këtyre trupave në Forcat e Armatosura të Rusisë është rritur në mënyrë dramatike, ndërsa ata ka të ngjarë të akumulojnë ekspozimin e mëtejshëm të shpejtë.

Qeveria ruse pretendon se operacionet në Siri u kanë mundësuar forcave të tyre të marrin përvojë. Rreth 68.500 trupa ruse janë angazhuar në Siri, përfshirë 460 gjeneralë, 27 mijë oficerë dhe mbi 40 mijë ushtarë dhe rreshterë. Niveli i përfshirjes reflektohet nga fakti se 87 për qind e ekuipazheve operacionale dhe taktike të aviacionit, 91 për qind e aviacionit ushtarak, 97 për qind e aviacionit të transportit ushtarak dhe 60 për qind e aviacionit strategjik dhe me rreze të gjatë kanë kaluar të gjitha përmes përvojës siriane.

Pukhov thekson se armatimet më të reja të Rusisë si helikopterët luftarakë Mi-28N dhe Ka-52, si dhe Su-35S, Su-30SM avionët luftarakë shumë dimensional dhe bombarduesi Su-34 u testuan në Siri dhe se të njëjtat po modifikohen bazuar në rezultatet në terren.

Ai tha se do të zhvillohen seri të reja të ardhshme të këtyre armatimeve, me specifikime teknike të rishikuara bazuar në rezultatet në terren. Përvoja siriane ndihmoi Rusinë të përmirësojë bomba të mençura të kalibrit 1500, 1000 dhe 500 kilogramë.

Municioni i tillë mund të përdoret nga një distancë prej 40-50 kilometra me saktësi të lartë, pa ndihmën e avionëve transportues, duke hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të armikut. Eksportuesit rusë të armëve u ofrojnë vendeve të interesuara të blejnë armatime të tilla “të besueshme” të cilat i provuan në operacionet aktuale tokësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme