Belgjika është bërë skuadra e parë që është kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.
Kombëtarja belge ka siguruar një vend në turneun madhështor të vitit të ardhshëm pas fitores me rezultat tronditës 9 me 0 kundër San Marinos, shkruan portali arbresh.info.
Romelu Lukaku me dy gola (28′, 41′), Chadli (31′), Brolli (35′), Alderweireld (43′), Tielemans (45′), Benteke (79′), Verschaeren (84′ pen.) dhe Castagne (90′) janë autorët e golave të kësaj ndeshje.
Adnan Januzaj ishte në dispozicion vetëm nga bankina, por mesfushori kosovar nuk u shfrytëzua nga trajneri Roberto Martinez.
Belgjika ka 21 pikë në Grupin I e ndjekur nga Rusia me 18 pikë, ndërsa San Marino qëndron në fund me asnjë pikë./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën