Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, e ka komentuar ndeshjen kundër Gjibraltarit, të cilën skuadra jonë e fitoi me rezultat minimal prej 1-0.
“Nuk mund të them se jam i kënaqur me rezultatin prej një goli, por e di se kjo skuadër mbrohet mirë, por problemi ishte finalizimi”.
“Patëm mundësi të shënonim, ndërtimi i aksioneve ishte i mirë, tempi nuk ishte i mirë, luanim në krahë, i ndërronim krahët në përpjekje për të dhuruar harkime, por pasimi i fundit dhe goditja e fundit nuk ishte e mirë, si edhe lëvizja jonë brenda zonës, si edhe nuk kishim lojtarë të mjaftueshëm në zonë”.
“Problemi i vetëm ishte se nuk shënonim… Bëmë një ndeshje të mirë përgatitore pa shumë gola të realizuar”, ka deklaruar Challandes.
Ai është shprehur i kënaqur me lojtarët e rinj që i inkuadroi në këtë ndeshje duke thënë se ka parë gjëra të mira për të ardhmen e ekipit. Trajneri vazhdoi ta përsëriste se zhvilluam një lojë të mirë, porse problemi i vetëm ishte mungesa e golave.
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...