Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të enjten deklaroi se nuk ishte shantazhuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë bisedës telefonike në korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat amerikane javën e kaluar transmetuan se është paraqitur edhe një informator në rastin e përpjekjes të presidentit amerikan, Donald Trump, për të detyruar presidentin ukrainas të fillojë hetime ndaj kundërshtarit të tij politik Joe Biden për korrupsion.
Pretendohet se zyrtari-informator, ka “të dhëna të dorës së parë” lidhur me pretendimet e ngritura pas bisedës telefonike të 25 korrikut, në të cilën Trump ushtroi presion mbi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të hetojë nëse ish zv/presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ndërprerë hetimet ndaj kompanisë ku punonte djali i tij në Ukrainë.
“Nuk biseduam rreth kësaj, nuk pati shantazh”, deklaroi Zelensky.
Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve theksoi se vetëm pas bisedës telefonike në fjalë kishte mësuar se SHBA-të kanë ngrirë më shumë se qindra miliona ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së më 24 shtator ngriti hetime zyrtare kundër Trumpit lidhur me akuzat se ka tentuar të nxjerrë informacione për rivalin potencial në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...