Pacolli: I tronditur nga veprimi i Komitetit të Nobel-it për t’ia dhënë këtë vit çmimin Peter Handkes

19:56 | 10 Tetor 2019
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ndarjes së çmimit “Nobel”, për Peter Handke, duke thënë se ndihet i tronditur nga ky vendim i Komitetit të Nobel-it për t’ia dhënë këtë vit çmimin Peter Handkes.

Përmes një reagimi në facebook ai ka thënë se është një veprim i turpshëm që shkon kundër vlerave të çmimit Nobel, shkruan arbresh.info.

Postimi i tij i plot:

I tronditur nga veprimi i Komitetit të Nobel-it për t’ia dhënë këtë vit çmimin Nobel për letërsi Peter Handkes. Është një veprim i turpshëm që shkon kundër vlerave të çmimit Nobel. Handke mbështeti kasapin e Ballkanit Millosheviq dhe kundërshtoi ndërhyrjen humanitare nga NATO për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë. Turp!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme