Google ADS

Zaev-Sharec: Mbështetje e qartë nga Sllovenia për vendim pozitiv nga KE

19:02 | 10 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me kryeministrin e Sllovenisë, Marjan Sharec i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Në takim u shpreh mbështetja e qartë nga Republika e Sllovenisë për një vendim pozitiv të Këshillit të BE-së në tetor dhe fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev falënderoi kryeministrin slloven Sharec për mbështetjen tradicionale, të sinqertë dhe të përkushtuar që Sllovenia i jep vendit tonë në të gjitha proceset demokratike që nga pavarësia e vendit tonë, si dhe për arritjen e qëllimeve strategjike, siç janë integrimi euroatlantik.

Në takim u konkludua se Republika e Sllovenisë është një partner i rëndësishëm ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se në periudhën e ardhshme, vendi ynë do të bashkëpunojë edhe më aktivisht me Slloveninë, në mënyrë që të përdor përvojat pozitive të zbatueshme për përparimin evropian të vendit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme