Apple e ka larguar HKmap.live nga App Store, një aplikacion ky i mbledhjes së të dhënave nëpër harta, që protestuesit në Hong Kong, e shfrytëzonin në masë të madhe.
Ky aplikacion dhe shërbimi shoqërues në rrjet, mundësonte të shënoheshin caqet e qëndrimit të policisë dhe se cilat rrugë janë të mbyllura, për të informuar protestuesit që e kanë mbushur Hong Kongun gjatë këtij viti, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, Apple e largoi në fillim të muajit HKmap.live nga App Store, për ta kthyer sërish.
Por, kësaj radhe ka marrë vendim, për ta larguar në tërësi.
“Ne e krijuam App Store, si një mundësi të sigurt dhe të besueshme, për të zbuluar aplikacione. Tani mësuam se aplikacioni, HKmap.live është përdorur në mënyra që rrezikojnë zbatimin e ligjit dhe banorët e Hong Kongut. Shumë klientë të shqetësuar na kanë kontaktuar, në lidhje me këtë aplikacion dhe menjëherë filluam hetimin”, thuhet në raportin e Apple.
Në arsyetimin e largimit të HKmap.live, thuhet se: “Aplikacioni tregonte vendndodhjet e policisë dhe ne kemi verifikuar së bashku me Byronë e Krimeve të Sigurisë Kibernetike dhe Teknologjisë në Hong Kong, se aplikacioni është përdorur për të vënë në kurth policinë, duke kërcënuar kështu sigurinë publike, ndërsa kriminelët e kanë përdorur për të viktimizuar banorët, në zonat ku ata e dinë se nuk ka zbatim të ligjit. Ky aplikacion shkel udhëzimet tona dhe ligjet lokale, andaj e kemi hequr nga App Store ”.
Zhvilluesit e aplikacionit HKmap,live, sjellë Telegrafi, kanë thënë se akuzat e Apple nuk qëndrojnë, derisa ke hedhur poshtë se ky aplikacion bënte thirrje, inkurajonte dhe promovonte aktivitetet kriminale. Sipas tyre, aplikacioni vetëm konsolidon informacionet, të cilat si siguron nga burime të ndryshme.
Gjatë ditës së djeshme, China Daily që është një media e cila shkruan edhe në gjuhën angleze, kritikoi vendimin e Apple, për ta kthyer sërish HKmap.live në App Store.
“Siguron një hyrje për në ‘aplikacionet toksike’, që i lëndojnë ndjenjat e popullit kinez, duke shtrëmbëruar faktet e zhvillimeve në Hong Kong, është kundër pikëpamjeve dhe parimeve të popullit kinez” thuhet në reagimin e këtij mediumi.
Deri më tani, Apple nuk ka dhënë ndonjë përgjigje shtesë, duke treguar se cilin ligj është duke e thyer ky aplikacion.
Megjithëse ky aplikacion më nuk është në App Store, mund të shfrytëzohet nga Progressive Web App në Safari.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...