Qeveria e Rumanisë ka rënë sot pasi deputetët e Parlamentit votuan mocionin e mosbesimit me shumicë votash, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 238 deputetë votuan ‘pro’ dhe 4 ‘kundër’ lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministres Victoria Dancila, e cila mbeti qeveri e pakicës pas largimit të partnerit të koalicionit, Partisë Liberale në gusht.
Shumica e deputetëve të Partisë Social Demokratike abstenuan ndërsa 3 vota u shpallën të pavlefshme.
Deputetët e opozitës akuzuan kabinetin e Dancilas për menaxhim të keq të ekonomisë rumune, përkeqësimin e sigurisë publike dhe përpjekjet për të futur nën kontroll të qeverisë sistemin gjyqësor.
Para votimit, Dancila tha se mocioni për mosbesim mund të destabilizojë Rumaninë dhe se partitë opozitare nuk kanë alternativa të qëndrueshme politike.
Nuk pritet së shpejti mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi që muajin e ardhshëm janë planifikuar zgjedhjet presidenciale.
Presidenti rumun Klaus Iohannis mund të kërkojë nga lideri i Partisë opozitare Liberale të formojë qeverinë e re.
“Duhet me të ardh marre”, Drenusha e Rovena përplasen edhe n...
Rodri flet për herë të parë pasi fitoi Topin e Artë
Një nga problemet më të mëdha të veturave elektrike do të zg...
Vendet ku është e ndaluar që të festohet Halloween-i
Si rezultoi eksperimenti i Islandës me javën e punës katërdi...
ZYRTARE: Rodri fitues i Topit të Artë 2024