Trajneri i Liverpolit, Jurgen Klopp ka pranuar se do të konsideroj detyrën në Gjermani në rast se i ofrohet një mundësi e tillë.
Klopp është përmendur si një top shënjestër e Federatës së Futbollit të Gjermanisë për zëvendësimin e Joachim Low kur të skadojë kontrata e tij në fund të vitit 2022, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja e Kloppit në Anfield skadon në të njëjtën verë dhe trajneri i Liverpoolit ende nuk ka vendosur lapsin në kontratën e re pavarësisht kërkesës nga drejtorët e klubit.
I pyetur rreth mundësisë për kalim, ai ka thënë për Magenta TV: “Nuk mund ta them me të vërtetë. Nuk e di nëse do të dëshiroja”
“Tani, siç qëndrojnë gjërat tani, nuk e ndjejë këtë. Tani, unë jam shumë i lumtur me atë që bëjë dhe kjo është pjesa më e rëndësishme”
“Unë gjithashtu nuk mund të them 100 për qind nëse unë isha zgjedhja e duhur [për zëvendësimin e Low]”
“Në rast se më kërkohet diçka ndonjëherë, unë do të mendoja për këtë por tani jo”, përfundon trajneri./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës