Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për ‘Makfaks’ që do të publikohet nesër thotë se do të jep dorëheqje nëse i humb zgjedhjet dhe nëse nuk arrin të krijojë Qeveri”.
“Kuptohet, do të ndërmarr përgjegjësi nëse zgjedhjet janë fer, transparente, por, do të marr përgjegjësi dhe do të jap dorëheqje, dhe jo vetëm. Do të shkoj një hap para, nëse OBRM-PDUKM fiton dhe nuk arrin të bëj Qeveri, edhe atëherë do të marr përgjegjësi”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2018, OBRM-PDUKM edhe pse kishte 1 mandat më shumë se LSDM, nuk arriti të bëj Qeverinë.
Mickoski e mori udhëheqjen e partisë, pas humbjes së madhe të kësaj partie në zgjedhjet për kryetar komune në vitin 2017, duke zëvendësuar Nikolla Gruevskin.
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona