Jo vetëm se qeni mund t’ju sjell shumë gëzim në jetë, por edhe mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.
Në një analizë të re të 70 viteve hulumtime globale, shkencëtarët kanë zbuluar se mbajtja e qenit mund ta ulë rrezikun e vdekjes së një personi për 24 për qind
Përderisa shoku katërkëmbësh është i mirë për të gjithë, ekspertët kanë zbuluar se ata që veçse kanë pësuar sulm në zemër apo në tru mund të përfitojnë më së shumti nga shoqëria e kësaj kafshe.
Kjo për shkak se, siç kanë treguar ekspertët, ata kanë 31% rrezik më të vogël të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare.
Një studim tjetër me 336,000 pjesëmarrës suedezë po ashtu ka zbuluar se qentë janë tejet të shëndetshëm për personat që jetojnë vetëm. /Telegrafi/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?