Një javë para Samitit të Këshillit Europian ku do vendoset fati i negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Franca ka bërë të ditur qëndrimin e saj. Vendi themelues i BE kërkon që hapja e negociatave për të dy vendet të shtyhet për vitin 2020.
Franca ka prezantuar propozimin e saj konkret për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Ky propozim mbështetet në dy boshte. Së pari, ai lidhet me përmbushjen e kritereve kyçe që kanë të bëjnë me respektimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe së dyti me reformën e procesit të zgjerimit tê Bashkimit Europian.
Franca konsideron se para se të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të plotësohen kushtet përkatëse. 1 Shqipëria duhet të zbatojë refomën në drejtësi dhe 2. reformën zgjedhore, ndërkohë që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë progres me çështjen e prokurorisë speciale, raporton korrespondentja e ABC news Erisa Zyka.
Franca mbështet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e nuancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit tê organizuar në Shqipëri, progresin konkret të bërë në reforma në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe konsideron, se ka një këndvështrim më realist mbi situatën politike në të dyja vendet.
Për Francën, hapja e negociatave të anëtarësimit shtyhet ne 2020 për të dyja vendet pasi të jenë përmbushur kushtet e mësipërme.
Nga ana tjetër, Franca kërkon të ndryshojë proçesin e zgjerimit, i cili deri tani sipas saj nuk ka dhënë frytet e pritshme.
Qeveria franceze ka një vlerësim më të nuancuar dhe më pak optimist se Komisioni Europian për zgjerimin. Qëndrimi i qeverisë franceze bën të kuptohet, se vlerësimi i Komisionit Europian është tepër mekanik, teknokrat dhe ndarja e kornizës negociuese në 35 kapituj nuk ka dhënë frytet e pritshme.
Sipas Francës, procesi i zgjerimit për Komisionin e ri Europian duhet të jetë më gradual, më i kontrolluar edhe të përfshijë edhe ekspertizën e shteteve anëtare, në mënyrë që progresi që do përftohet të japë rezultate. /ABC News Albania
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...