Sot, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

11:39 | 10 Tetor 2019
Arbresh.info

Dita Botërore e Shëndetit Mendor, çdo 10 Tetor, që prej vitit 1992, është një ditë për ndërgjegjësimin, sensibilizimin, advokimin, në nivel global lidhur me shëndetin mendor.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se synimi kryesor i kësaj ditë është sigurim i një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.

“Stigma është ende prezente, e për fat të keq në nivel të konsiderueshëm. shumë individë që vuajnë probleme të shëndetit mendor, refuzojnë të shkojnë tek specialist, pikërisht për të shmangur stigmën dhe diskriminimin që shoqëron problemet e shëndetit mendor.Shumë individë që vuajnë problem të shëndetit mendor, refuzojnë të shkojnë tek specialist, pikërisht për të shmangur stigmën dhe diskriminimin që shoqëron problemet e shëndetit mendor. Është koha ti shikojmë problemet e shëndetit mendor me një qasje tjetër, me një qasje pozitive”, -thonë specialistët e ISHP-së.

Slogani i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor 2019, është “Të punojmë së bashku për parandalimin e vetëvrasjes”, duke e fokusuar vemendjen në parandalimin e vetëvrasjes.

“Të flasësh dhe trajtosh një çështje tabu sikurse është vetëvrajsa, do të kontibuonte në përqëndrimin e vëmendjes në identifikimin e faktorëve të rrezikut, në mënyrë që edhe të mund të parandalohen. Po ashtu, ky slogan është vendosur, duke synuar të tërheqë vëmendjen e opinionit publik, në mënyrë që të ketë më shumë iniciativa konkrete lidhur me parandalimin e vetëvrasjes”, -thonë ndër të tjera specialistët e ISHP-së. /j.p/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme