Partia Fjala ka mbajtur konferencë para Tetarit Kombëtar në Prishtinë, ku kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër “Paradës së Krenarisë” e cila do të mbahet gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Anëtari i kryesisë së Partisë Fjala, Bedri Bytyqi, tha se nuk e pranojnë një gjë të tillë të promovohet pasi që sipas tyre kjo paradë është e turpshme dhe jashtë normales, shkruan arbresh.info
“Ne e quajmë parada e turpit, jemi kundër martesave me gjininë e njëjtë, kjo është jashtë normales, nuk pranojmë të na promovojnë nëpër sheshe diçka të turpshme, kërkojmë nga institucionet ti ndalojnë këto parada”, tha Bytyqi.
Po ashtu ai tha se nuk ua ndalojnë të drejtën që ata e kanë, por nuk duan që këtë ta promovojnë si vlerë.
“Nuk ua ndalojmë të drejtën e tyre, por nuk dëshirojmë që ta promovojnë, është ngacmim i shoqërisë tonë”, tha Bytyqi.
Veç kritikave tjera që kanë, ata këtë po e konsiderojnë edhe si sëmundje.
Këtë e tha anëtari tjetër i kryesisë, Nderim Sejdiu, i cili kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të ketë rehabilitim për këta persona.
“Ne i konsiderojmë si të sëmurë, kërkojmë nga institucionet t’i rehabilitojnë”, tha Sejdiu.
Ata po ashtu thane se do largohen nga sheshi dhe nuk do të qëndrojnë gjatë paradës, për shkak se nuk duan të konfrontohen me personat e komunitetit LGBTI./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...