Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, ka pranuar informacionin se një qytetar ka marrë 14000 (katërmbëdhjetë mijë) euro me fajde. I dyshuari në fund të muajit shtator 2019, i kërkon 36000 (tridhjetë e gjashtë mijë) euro viktimës si detyrim për paratë e ofruara më herët.
Hetuesit policorë më 09.10.2019, kanë zbatuar masat e fshehta të hetimit duke arritur të arrestojnë të dyshuarin: K.B. viti i lindjes 1978, m/k/sh. Pas sjelljes së të dyshuarit në Stacionin Policor Istog, i njëjti është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 34950 (tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë) euro të cilat viktima paraprakisht ia ofron të dyshuarit.
Policia, me aprovim të organeve të drejtësisë, ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmi relevante të cilat do të përdoren në procedura të më tejme gjyqësore, po ashtu është gjetur edhe një pistoletë.
Me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve./arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut