Kosova do ta presë Gjibraltarin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” sot në orën 18:00 për një ndeshje miqësore, që e paraprin atë kundër Malit të Zi në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Pas shtatë ndeshjeve radhazi duke u përballur me kundërshtarë që janë të radhitur më mirë sesa vetë në listën botërore të FIFA-s, Kosova sot e pret një skuadër më të dobët në letër, Gjibraltarin, shkruan Gazeta Express.
Kosova radhitet në pozitën e 119-të në listën e FIFA-s, Gjibraltari është plot 78 vende më poshtë, në pozitën e 197-të, dhe vjen në “Fadil Vokrri” me një ecuri prej tetë ndeshjesh të humbura radhazi.
Përderisa Bernard Challandes e arriti një ecuri mbresëlënëse si trajner i Kosovës duke i fituar 15 ndeshje radhazi, ndërsa duke e humbur vetëm atë të fundit kundër Anglisë, trajneri i Gjibraltarit ka një rekord plotësisht të kundërt.
Julio Ribas u emërua trajner i Gjibraltarit më 1 korrik të vitit 2018. Gjatë kësaj periudhë në postin e trajnerit, 62-vjeçari s’ka shijuar as fitore e as barazim, pasi që i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet e zhvilluara.
Përderisa lojtari me vlerën më të ulët në skuadër e Kosovës, sipas Transfermarkt, është Samir Ujkani me 200 mijë euro – në skuadrën e Gjibraltarit lojtari më i vlefshëm cilësohet mesfushori i krahut të djathtë Liam Walker, i cili vlen 100 mijë euro.
Kosovës mund t’i mungojë Arbër Zeneli, që e ndan pozitën e parë për golashënuesit më të mirë të Kosovës me Vedat Muriqit, “Dardanët” prapëseprapë do të kenë në fushë sulmues më të saktë para portës sesa golashënuesi më i mirë i mirë Gjibraltarit, Joseph Chipolina, që i ka regjistruar vetëm dy gola.
Vlera e plotë e skuadrës së Kosovës është 74.03 milionë euro, ndërsa mosha mesatare e lojtarëve, prej të cilëve 96 për qind luajnë jashtë Kosovës, është 24.9. Gjibraltari sërish radhitet më keq se Kosova, me skuadër në vlerë prej 275 mijë eurosh. Lojtarët e tyre, vetëm 8.7 për qind prej të cilëve luajnë jashtë vendit, kanë moshë mesatare prej 26.6 vjetësh.
Lajm i mirë për tifozët “Dardanë” mund të jetë edhe fakti se Gjibraltari ka pranuar numër të madh golash në ndeshjet e fundit – plot 15 në katër të fundit, përderisa Kosova njihet për futbollin sulmues. /Gazeta Express/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...