Raportet mes Albin Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë janë “ftohur” kohët e fundit. Rama pas fitores së Albin Kurtit e uroi atë, por dhe Vjosa Osmanin e LDK-së. Kreu i Vetëvendosjes ka treguar në emisionin Opinion pse është “ftohur” marrëdhënia me Ramën.
“Raportet i kemi pasur shumë të mira, tash nuk mund të them se i kemi shumë të mira, por unë dua t’i përmirësoj ato për shkak se ne nuk jemi persona të veçantë, por krerë shtetesh”.
I pyetur se pse është ftohur me Ramën, Kurti është përgjigjur: “Besoj se kjo ka ardhur si rezultat i afërsisë së tepruar të Kryeministrit me Presidentin e Kosovës, në një kohë kur në Kosovë u zhvillua protesta më e madhe në Kosovën e pasluftës pikërisht kundër Presidentit. Ishte protesta e 29 Shtatorit të vitit të kaluar, me parullën ‘një popull nuk i nënshtrohet një njeriu’. Ai më pas mbështeti presidentin e Kosovës”.
Kurti është pyetur edhe nëse ka pasur bisedime private për këtë çështje me Ramën.
“Jam takuar me të në Dhërmi, në rezidencën qeveritare, kemi diskutuar për shumë gjëra, për aq shumë gjëra jemi pajtuar, sepse jemi bashkë në forumet ndërkombëtare të partive simotra. Por për këtë gjë për mua ka mbetur pak enigmatike se si bëhet që ai nuk shkëputet dot prej aventurës së Presidentit, prej akrobacionit të tij të rrezikshëm për shkëmbim territorial”, ka deklaruar ai./expres/
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...