“Emigracioni si fenomen çdoherë ka qenë i pranishëm dhe aktual në nivel global, por edhe në Ballkan, ndërsa procesi i Budapestit e përmban qasjen e vërtetë – vendosje e politikës për menaxhim me emigracionin, ndërsa në parandalimin e tij, ndërsa jo parandalimin e tij”.
Këtë e tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në takimin në Shkup me tre grupet e punës me rastin e kryesimit të këtij viti të vendit me Qendrën ndërkombëtare për zhvillim të politikave të emigracionit – Sekretariati i Procesit të Budapestit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i takimit është çdo vend t’i shpalosë problemet me të cilat përballet gjatë menaxhimit me rrjedhat e emigracionit, si dhe koordinimi dhe miratimi i qëndrimeve të përbashkëta.
Nuhiu deklaroi se Ballkani nuk është imun ndaj emigracionit, më së shumti për shkak të pozitës së vet gjeografike dhe rolit në udhëkryqin mes Lindjes dhe Perëndimit.
“Shteti im e ndërmori kryesimin me Grupin drejtues të Qendrës ndërkombëtare për zhvillim të politikës së emigracionit për këtë vit, në tentim që fokusi i aktiviteteve të Qendrës ndërkombëtare për zhvillim të politikës së emigracionit edhe më shumë të kahëzohet drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kohë të përpjekjeve të përforcuara në tërë këtë rajon për integrim në strukturat euroatlantike”, theksoi Nuhiu.
Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, theksoi se Procesi i Budapestit është ndoshta shembulli më i mirë për bashkëpunim mes vendeve nga dy kultura, dy kontinente: Evropës dhe Azisë.
Në takim marrin pjesë tre grupe të punës dhe atë për Evropë Juglindore, me të cilin për momentin kryeson shteti ynë si dhe për vendet përskaj Detit të Zi dhe për vendet përgjatë Rrugës së mëndafshit.
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme