Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar skuadrën U17 të Kosovës për barazimin si mysafirë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Holandës U17.
Djelmoshat tanë siguruan një pikë mjaftë të rëndësishme në takimin si mysafirë kundër Holandës duke barazuar me rezultat 1 me 1 falë golit nga Granit Hana, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët ishin në epërsi pas vetëm 10′ minutave lojë, por “Dardanët” arritën të gjejnë golin e barazimit pas një ore lojë duke rrëmbyer pikë ndaj kampionit të Evropës në grupmoshën U17.
Ademi e ka vlerësuar paraqitjen e sotme të Kosovës U17 si “dinjitoze” duke shtuar se kjo është “një dëshmi tjetër se jemi në rrugë të mbarë”.
“Paraqitja e sotme dinjitoze dhe barazimi kundër një gjiganti të futbollit botëror siç është Holanda, e cila në dy vitet e fundit është shpallur kampione e Evropës në grupmoshën deri 17-vjeç, është një dëshmi tjetër se jemi në rrugën e mbarë dhe jemi rritur shumë viteve të fundit”, shkruan Ademi në mesazhin e tij të publikuar në faqen zyrtare.
“Kjo gjeneratë e futbollistëve është ardhmëria e futbollit tonë. Kjo është Kosova dardane, ky është themeli i fortë, i cili na garanton vazhdimësi të punës dhe të sukseseve. Andaj, urime të gjithë futbollistëve të Kombëtares U17, shtabit teknik dhe udhëheqësve të ekspeditës për këtë rezultat të rëndësishëm”
“Vazhdojmë së bashku me krenari dhe përgjegjësi”
Sllovenia U17 është rivali i ardhshëm i Kosovës U17 në Grupin 12 në kundër të kualifikimeve për “Estonia 2020”./arbresh.info/
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...