Për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, duhet të ketë së paku 4 mijë vota, kur bëhet fjalë për parti më të vogla, ndërsa deri në 10 mijë tek subjektet që kanë përqindje më të lartë. Kjo, nuk vlen shumë edhe për komunitete.
Përqindja e subjekteve politike në zgjedhjet e 6 tetorit përcakton edhe ulëset në Kuvend. Me respektimin e kuotës gjinore, kandidati i tretë duhet të jetë femër, në këtë formë bazuar në praktikat e kaluara, ka pasur raste kur dallimi me votë ka qenë i madh.
“Përllogaritja e numrit të deputetëve dhe numrit të votave që iu duhen atyre, bazohen në numrin e ulëseve që ka fituar secili subjekt. Pra nëse një subjekt ka fituar një numër të caktuar të ulëseve merret për bazë ai numër i deputetëve në listë që ka fituar më së shumti vota. Në këtë listë pastaj aplikohet kuota gjinore nëse nuk është arritur të përfaqësohet kuota gjinore prej 30% minimalisht”, tha për RTV Dukagjinin, Eugen Cakolli.
Ky dallim është vrejtur edhe me subjektet e vogla, ku nëse një deputeti me konkurencë të madhe në subjektin të tij i duhen deri në 10 mijë votë, një kandidati tjetër në parti më të vogël mund të bëhet me vetëm 4 mijë votë, përcjell Telegrafi.
“Nuk ekziston një kriter i caktuar se sa vota duhet të ketë një kandidatë për t’u bërë deputetë. Mesatarja e votave që një kandidat për deputet për të marrë mandatin në këto zgjedhje sillet prej 5-6 mijë vota. Por ky rregull nuk vlen për të gjithë subjektet pasi varet se sa deputetë kanë fituar. Zakonisht subjektet që kanë fituar më pak vota e që janë futur në Kuvend, edhe kandidatëve të tyre u duhen më pak vota për t’u bërë deputetë”, deklaroi më tej Eugen Cakolli.
Por për komunitetet, ky numër mund të jetë shumë më i vogël. Deputeti që në legjislaturën e gjashtë kishte më së shumti vota ishte Albin Kurti me mbi 143 mijë vota, kurse Albert Kinolli nga komuniteti rom, pjesë e Kuvendit u bë me 539 vota.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...