Sot, kandidatja e LDK-së për kryeministër, Vjosa Osmani, takoi diplomatët norvegjez, Jens Erik Grondahl, Ambasador në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, Përfaqësues Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë takimit diplomatët norvegjez ritheksuan gatishmërinë e shtetit të tyre për të ndihmuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkrah BE-së dhe shteteve të Kuintit.
Osmani falënderoi Grondhal dhe Bjornstad për bashkëpunimin e deritanishëm Kosovë-Norvegji në rrafshin diplomatik dhe ekonomik. Njëkohësisht, znj. Osmani ripërsëriti qëndrimin e LDK-së për fqinjësi të mirë në Ballkan duke përfshirë gatishmërinë e LDK-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje përfundimtare./arbresh.info
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...