Ministria e Shëndetësisë për herë të parë nga funksionimi i skriningut mamografik, vendosë risi të rëndësishme për lexim të dyfishtë të fotografive mamografike, me çka xhirimet mamografike për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit do të analizohen pavarësisht nga dy radiologë.
Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, kjo mënyrë e punës është vendosur në gjashtë qendra të vendit, përkatësisht në tre qendrat mamografike në Shkup – SPQ “8 Shtatori”, Instituti për radiologji dhe Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” (spitali i vjetër i qytetit), si dhe në spitalet në Tetovë, Prilep dhe Ohër, për çka është bërë sendërtim i sistemit nacional elektronik TerminiIm. Kjo risi, shtojnë nga ministria, është vendosur me qëllim që maksimalisht të rritet numri i personave të sëmurë në fazë të hershme të sëmundjes.
Njëkohësisht, Komisioni nacional për zbatim të skriningut të kancerit të gjirit më shumë se një vit punon në pajtim me udhëzimet evropiane për sigurim të cilësisë në drejtim të aparaturës së nevojshme, mënyrës së incizimit dhe leximit të fotografive, si dhe përforcimit të burimeve njerëzore.
“Radiologët që do të bëjnë leximin e dyfishtë, do të duhet të kenë përvojë të leximit të fotografive mamografike prej minimum 800 pacienteve. Me programin e ri softuerik do të ndiqet cilësia teknike e fotografive, cilësia e monitorëve në të cilët do të shfaqen dhe dozat e radiacionit që i marrin pacientet. Mu muaji tetor është muaj për preventivë të kancerit të gjirit, për atë qëllim përkujtojmë të bëni vetëkontroll të gjirit, të caktoni EKO të gjirit përmes mjekut tuaj amë, ndërsa nëse jeni në moshë prej 50 deri 69 vjeç, lajmërohuni në telefonin pa pagesë 0800 15 444 dhe caktoni kontroll mamografik”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata shtojnë se për gratë e paraqitura nga kjo grupmoshë, të cilat do të përfshihen me skriningun, kontrolli mamografik do të jetë pa pagesë, ndërsa mjetet janë siguruar përmes Programit për detektim të hershëm të sëmundjeve malinje pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga Ministria bëjnë thirrje të gjitha gratë në moshë prej 50 deri 69 vjeç, të cilat do të ftohen në skrining, të lajmërohen në kontrollin e caktuar, sepse diagnostifikimi i hershëm është kyç dhe shpëton jetë. kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë malinje tek gratë, por nëse zbulohet në fazë të hershme, dukshëm ulet përqindja e vdekshmërisë./Telegrafi/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...